Kategoria Superiore/ Laci-Dinamo 1-0 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 20 Mars 2011 16:15 | ![pdf](/templates/gk_icki_sports/images/pdf_button.png) | ![Shtyp](/templates/gk_icki_sports/images/printButton.png) | ![Email](/templates/gk_icki_sports/images/emailButton.png) | |
Ndeshja e luajtur ne stadiumin e Lacit ne oren 13:00 ka perfunduar me fitoren e kurbinasve. Tre pike te arta kunder rivalit direkt per vendin e katert kane qene keto qe u fituan sot ndaj kampioneve ne fuqi. Djemte e Nices kane bere nje ndeshje shume te mire por goli eshte shenuar vetem ne minuten e fundit te kohes se rregullt. Dinamo ka pasur mundesite e saj dhe mesfusha e kesaj skuadre ka bere gjera te mire. Rastet per shenim nuk kane qene te pakta por sulmuesit e dy ekipeve nuk jane treguar te qete dhe te sakte para portes. Stipe Buljan ka realizuar ne minuten e 90-te duke e bere stadiumin dhe tifozet e shumte lacian te festojne. Dinamo u kthye te humbja pas dy fitoreve rradhazi dhe tani zbret ne vendin e gjashte duke u parakaluar edhe nga Tirana. Laci me tre piket e marra i eshte afruar me shume Vllaznise qe ka ngecur ne shtepi. Vendi i trete eshte vetem kater pike larg dhe kurbinasit besojne se mund t’ja dalin qellimit per te shkuar prape ne Europe ashtu si nje vit me pare. Ndeshja e sotme ka qene shume e bukur dhe tifozet kane ngelur te kenaqur nga ajo qe kane pare. Ky ekip tani ata i ka bere te enderrojne.
Enea Shtrepi
![busy](https://albaniasoccer.com/components/com_jomcomment/busy.gif) |