Artan Sakaj: Ne Ballsh fitoi dyshja Zeqo-Bode |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 14 Mars 2011 18:45 |  |  |  | |
Pas humbjes ne Ballsh vlonjatet nuk i humbasin vlerat e tyre. Ata jante te perqendruar te titulli edhe pse humben padrejtesisht. Per www.albaniasoccer.com Artan Sakaj, kapiteni i Flamurtarit shprehet ekskluzivisht; " Kemi humbur nje takim ku nuk meritonim te pakten nje siellje rrugace nga tifozeria dhe presidenca e Bylisit. Ne do te vazhdojme luften per titull sepse jemi ne vend te pare dhe do e mbrojme deri ne fund kete vend. Une dua qe te luhet futboll me vlera, por jo futboll i komanduar nga dyshja Bode-Zeqo. Kemi frike vetem nga pazaret dhe gjqtaret me komande, asgje nuk na tremb. Neser do te fillojme pregatitjet per ndeshjen e radhes dhe do te jemi si ekip te gjithe me koken larte sepse nuk humbem ne ne Ballsh, por futbolli humbi vlerat e tij sepse u fut ne mes matrapazlleku dhe politika."- perfundon i indinjuar per situaten kapiteni i Flamurtarit, Artan Sakaj.
Besi Donati
 |