Ahmed Mujdragic: Trajneri nuk duhet te ikte |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 12 Mars 2011 16:36 |  |  |  | |
Nje dite mbas doreheqjes se Perparim Daiut kapiteni i Shkumbinit Ahmed Mujdragic i kontaktuar nga albaniasoccer.com shprehu indinjaten e tij per largimin e trajnerit. "Ishte vertete nje humbje e rende ne shtepine tone dhe kjo ndodhi mbas dy humbjeve te tjera me Dinamon qe per te paren e dine te gjithe si ndodhi, por nuk eshte fundi i botes. Pas ketyre humbjeve, mua si kapiten me vjen shume keq qe trajneri u vete dorehoq pasi une mendoj se trajneri Daiu ka bere nje pune teper te mire dhe kjo qe ndodhi s'ishte faji dhe pergjegjesia e tij por e te gjitheve neve. Ne jemi ne nje situate te veshtire por jam i sigurt se do ta kalojme pas ikjes se trajnerit qe ishte trajneri i trete per kete sezon tek ekipi yne. I uroj gjithe te mirat Daiut", perfundoi mbrojtesi kapiten i peqinasve.
Skerdilaid Sulozeqi
 |