Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Bylis 3-1 |
nga AlbaniaSoccer E martë, 08 Mars 2011 00:08 |  |  |  | |
Skenderbeu ka fituar pa veshtiresi me Bylisin ne Korce duke marre tre pike dhe rikthyer avantazhin e kater pikeve me vendin e pare Flamurtarin. Debora dhe temperatura nen zero nuk i ka penguar sot tifozet korcar te vinin ne stadium dhe perkrahnin skuadren e tyre njesoj si kane bere gjate gjithe ketij viti. Ne pjesen e pare te dyja ekipet kane kerkuar te shenojne por skane mundur ta bejne kete. Seria e golave eshte hapur ne pjesen e dyte. Dhjete minuta pas fillimit Erbim Fagu ka sherbyer per shokun e tij te skuadres Gjergji Muzaken qe ka shenuar golin e zhbllokimit te rezultatit. Bylisi zgjohet nga gjumi dhe nis te sulmoje me forca te shumta. Korcaret shfrytezojne hapsirat qe krijohen ne mbrojtjen ballshiote dhe argjentinasi Rafael Soza qe shenon golin e dyte ne minuten e 59-te. Debora nis por festen e tifozerise korcare nuk e prish dot. Bylis rrezikon me Dimon por eshte e veshtire per te shkuar te goli. Ne minuten e 80-te Jovanovic fiton nje penallti dhe kapiteni Dimo ngushton shifrat dhe rihap ndeshjen. Per pak minuta pasi Skenderbeu shenon serish me Muzaken ne minuten e 84 qe perfiton nga nje gabim i mbrojtjes se Bylisit dhe shenon golin e trete duke hipotekuar fitoren.
Pirro Nika
 |