Kategoria Superiore/ Dinamo - Shkumbini 4-1 | ||||
|
Eshte mbyllur me rezultatin e "paparashikur ndeshja midis Dinamos dhe Shkumbinit. 4-1 Kane fituar djemte e udhehequr nga trajneri Artan Myrgjyshi. Ky eshte triumfi i dyte brenda pese diteve i dinamoviteve ndaj peqinasve pasi i eleminuan nga Kupa e Shqiperise. Loja ka nisur me 15' minuta vonese per shkak te protestes se arbitrave kunder dhunes se shfaqur ne stadiumet Shqiptare keto javet e fundit, kryesisht ne ndeshjen e Kategorise se Pare, Lushnja - Pogradeci e mbyllur me rezultatin 2-1 per liqenoret. Takim i cili ka nisur i shpejte me pasime te shkrutra nga futbollistet e Dinamos qe kerkonin golin me shpejte se ekipi kundershtar. Me sulme te shpeshta i drejtoheshin portes se ekipit te Shkumbinit sulmuesit e Dinamos, kryesisht Vila dhe Opoku ishin dy me tipiket e sulmit. Vjen minuta e peste dhe Vila kalon te tijet ne avantazh me nje supergol, fale ndihmes se mesfushes. Nuk perfundon me kaq, por miqte dalin nga zona e tyre dhe fillojne te sulmojne shpesh porten e mbrojtur sot nga Edvin Bakaj. Ky i fundit u tregua i sakte me pritjet e tij ne disa raste ku Kuli tentoi te shenonte me gjuajtie diagonale dhe ballore. Ne minuten e 39' Allmuca pason sakte per te Jordan Opoku, ky i fundit gjuan kur kishte perballe vetem portierin Bejte dhe shenon, 2-0 per Dinamon. Skuadra e Daiut u duk se po shperbehej ne ato minuta, dhe kjo u vertetua ne golin qe shenoi Allmuca ne minuten e dyte shtese te pjeses se pare. Fraksioni i pare mbyllet 3-0 dhe i hap rrugen Dinamos qe ti vendose "vulen" ketij takimi. Pjesa e dyte fillon me ndryshime ne radhet e Shkumbinit, perforcohet mbrojtia me dy futbolliste krahu. Ky perforcim u vu re ndjeshem ne lojen e zhvilluar ne pjesen e dyte nga ana e tyre. Ishin me te forte dhe me te perqendruar ne loje dhe arriten qe te sulmonin shpesh here porten e mbrojtur nga Bakaj po ashtu edhe ne mbrojtien e tyre u treguan te persosur. Nuk mbeten prapa dinamovitet sepse dhe ata luajten po ashtu si pjesen e pare, me nje loje te balancuar dhe kerkuese ne radhet e sulmit. Arrijne te shenojne golin e katert te takimit ne minuten e 57' me ane te Viles, ishte ky i fundit qe u cilesua si futbollisti me i mire ne fushe dhe arriti te behet me se miri pjese e fitores. Peqinasit nuk u dorezuan per asnje cast por, kerkuan me shume te shenonin gol ne kete takim sepse u futen ne fushen e lojes me synimin per te marre nje pike, cka do ti ndihmonte shume ne tabelen e klasifikimit. Ne minuten e 80' skadra nga Peqini shenon goline pare ose sic quhet ndryshe goli e nderit. Ky gol i dha zemer skuadres se Diaut per te shenuar dhe gola te tjere, por qe nuk munden dot sepse Dinamo ishte e karikuar per fitore sepse fitorja kishte shume jave mungese te Dinamo. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4407 |