HOT NEWS
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Gerd Haxhiu: Na ndeshkuan gabimet
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Mars 2011 15:38   pdfShtypEmail
gert_haxhiuTrajneri i ekipit te Kavajes vlonjati Gerd Haxhiu deklaroi mbas perfundimit te takimit midis ekipit te tij dhe Vllaznise: "Pashe nje loje pergjithesisht te mire te zhvilluar nga skuadra. Ne pjesen e pare pesuam dy gola te ardhur nga dy gabimet tona. I pari nje gabim i madh nga mbrojtesi yne qe ne minuten e 2-te dhe i dyti po prape nga gabim i mbrojtjes ku kundershtaret i shfrytezuan me se miri dhe na ndeshkuan. Ndryshe prej kesaj, ne pjesen e dyte pashe nje ekip te rizgjuar dhe qe me pelqeu por qe nuk arritem te shenonim. Keshtu qe mund te them se ishte nje ndeshje episodike. Do te luftojme deri ne fund dhe nuk e mendoj asnjehere renien dhe shpresoj se nuk ka per  te ndodhur nje gje e tille", perfundoi trajneri i kavajasve.

Skerdilaid Sulozeqi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit