HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari-Elbasani 8-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 05 Mars 2011 16:15   pdfShtypEmail

flamurtariFlamurtari ka bere cfare ka dashur me Elbasanin duke i mposhtur me rezultatin e thelle 8-0. Verdheblute jane kthyer ne nje ekip te turpshem qe po ndeshkohen me goleada jave pas jave. Flamutari me kete fitore ka treguar dhembet per rivalet e Skenderbeut qe tani me nje ndeshje me pak jane ne -7 pike.

Megjithe kater mungesa titullaresh, Flamurtari i Maganit ka treguar ne fushe se eshte me merite ne vendin e pare. Terreni i stadiumit ishte shume i renduar dhe kjo ka bere disi te veshtire per skuadrat qe te qarkullojne topin si duhet. Goli i pare per Flamurtarin ka ardhur pas vetem 7-te minutash. Aksioni ka nisur nga kembet e Xhafes qe pason per Prognin dhe 1-0.  Goli i dyte ka ardhur ne minuten e  19-te nga Xhafaj qe ka marre nje top nga Roshi. Dy minuta me vone shenohet edhe goli i trete qe ka mbajtur firmen e Elton Gramit. Ne minuten e 35-te, Odise Roshi ka shenuar golin e katert dhe Elbasani eshte dorezuar perfundimisht.

Ne pjesen e dyte shiu ka renduar terrenin por as kjo nuk i ka penguar vlonjatet te shenojne edhe kater gola te tjere duke shenuar nje nga rezultatet me te thella ne Kategorine Superiore ne vitet e fundit. Plaku shenon golin e peste, Grami realizon te gjashtin dhe tifozet nisin festen dhe i kerkojne lojtareve te tyre te bejne me shume. Elbasanasit  nervozohen dhe ne disa raste nuk mungon tensioni ne fushe. Golin e shtate e ben serish Plaku me penallti ndersa ne fund ne minuten e 85-te Shehaj fikson rezultatin 8-0. Kjo ishte humbja e dyte rradhazi per Elbasanin ne Vlore. Nje jave me pare Flamurtari fitoi me rezultatin 4-0. Verdheblute jane dorezuar perfundimisht nga lufta per mbijetese ne Superiore. Flamurtari me kete fitore pret i qete tani ndeshjen e Skenderbeut me Bylisin.

Enea Shtrepi


busy
komente