Ne fokus/ Tirana ekipi me i mire shqiptar ne fillim shekullin e XXI | ||||
|
Tirana eshte vleresuar si skuadra me e mire e dekades se pare ne shekullin e XXI. Kete konkluzion e ka arritur Instituti Nderkombetar i Historise dhe Statistikave te Futbollit(IFFHS). 24 here kampionet bardheblu renditen ne vendin e 172-te mes plot 643 klubeve te Europes. Ne kete renditje klubesh merret parasysh paraqitja e klubeve ne kampionatet perkatese kombetare, por edhe ne te gjitha kompeticionet nderkombetare gjate periudhes 2001-2010, duke ndertuar keshtu edhe renditjen europiane per klubet. Sukseset e Tiranes gjate 10-vjeçarit te pare te shekullit te ri u kane mundesuar bardhebluve te pozicionohen ne vendin e 172 ne Europe ne kuoten e 586,5 pikeve, por edhe per t’u konfirmuar si klubi me i mire shqipetar i kesaj dekade. Ne kete periudhe, skuadra me e titulluar shqipetare ka fituar 5 tituj kampione (2002-2003, 2003-2004, 2004-2005, 2006-2007, 2008-2009) dhe 3 Kupa te Shqiperise (2000–‘01, 2001–‘02, 2005–‘06). Tirana ka mundur te lere pas ne kete renditje klube te njohura si anglezet e Portsmuthit (176), kroatet e Varteksit (183), hungarezet e Ferencvarosh (193), Aris Saloniki (197) austriaket e Grac (200). Perveç Tiranes ne kete klasifikim pasqyrohen edhe 8 klubet e tjera. Skuadra e dyte me e mire shqipetare eshte Vllaznia (1 titull kampion 2000-2001 dhe nje kupe 2007–08) dhe e pozicionuar e 264-a me 455,5 pike. Pas vjen Dinamo (3 tituj kampione 2001–‘02, 2007–‘08, 2009–‘10 dhe nje kupe 2002–‘03) me 447,5 ne vendin e 272-te, Teuta e 346–ta (363,0 pike), Partizani i 422-ti (292,5), Besa e 424-ta (291,5), Shkumbini i 426-ti (290,5), Elbasani i 441-ti (276,5) per t’u mbyllur nga Flamurtari i 527-ti (222,0). Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5067 |