Ervis Kraja: Do te luaj ndaj Vllaznise! |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 29 Janar 2011 18:37 |  |  |  | |
Keto dite ka dale ne skene nje debat midis Vllaznise dhe Teutes. Shkaku i ketij debatit eshte bere mbrojtesi shkodran, Ervis Kraja, i cili sapo ka kaluar tek radhet e Teutes nga ekipi kuqeblu. Drejtuesit e Vllaznise pretendonin qe Kraja nuk mund te luante kunder tyre ne ndeshjen e se dieles por durrsaket dhe vete Kraja kishin mendim krejt te kundert. Dhe per te zgjidhur kete problem eshte shprehur FSHF-ja qe i ka dhene driten jeshile Krajes. I kontaktuar nga albaniasoccer, Kraja u shpreh: "Jam shume i gezuar qe te dielen mund te luaj.Une tashme jam lojtar i Teutes dhe si profesionist dua te bej me te miren per ekipin tim te ri. Pretendimet e drejtuesve te Vllaznise ishin pa kuptim dhe kete e konfirmoj vendimi i federates".
Kel Naraci
 |