Aktet e dhunes qe ndodhen ne javen e XVII ne kampionatin shqipetar, kane marre denimin nga Komisioni i Disiplines. Shkumbini dhe Kastrioti jane ndeshkuar per incidentet qe bene gjate ndeshjeve te luajtura kete jave.
Ja vendimet e Komisionit te Disiplines - Lojtari i KF “Shkumbini” Erion Mustafaj, per sulm ndaj lojtarit kundershtar, ne baze te nenit 48/1,e)/3 te KDS denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 100 000 (njeqindmije) leke gjobe. KF “Shkumbini” per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes me pasoja goditjen e zyrtareve te ndeshjes, ne baze te nenit 67 te KDS denohet me pezullimin e fushës për 2 (dy) ndeshje) dhe 300 000 (treqindmije) leke gjobe. - KF “Kastrioti” per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes me pasoje goditjen e lojtarit kundershtar, ne baze te nenit 67 te KDS denohet me pezullimin e fushës për 2 (dy) ndeshje dhe 300 000 (treqindmije) leke gjobe. - Trajneri i KF “Kastrioti”, Ramadan Ndreu, per deklarime ne shkelje te etikes sportive ndaj zyrtareve te ndeshjeve, ne baze te neneve 13 e 139 te KDS paralajmerohet per denim me pezullim e gjobe ne rast te perseritjes se shkeljes se lartpermendur.
Enea Shtrepi
 |