Agim Canaj debuton me pikë | ||||
|
Takimi qe hapi javen e 6-te te Kategorise Superiore u zhvillua ne Erseke ku Gramozi vendas, priste njeren prej kryesueseve te Kampionatit, skuadren e Beses. Gramozi, e kishte ndeshjen e pare nen drejtimin e trajnerit Agim Cana, I cili debuton pa humbje, ndonese skuadra e tij u vu ne pozite te veshtire nga miqte kavajas thuajse te gjithe pjesen e dyte. Besa luajti me mire. Pati shume raste sidomos ne pjesen e dyte, po dhe fati nuk ishte me ta. Lojtaret e skuadres kavajase goditen edhe shtyllen, pa sukses per te shenuar. Persa i perket vendasev, skuadra e Gramozit nuk ishte ne gjendje ta perballonte Besen. Duke mos patur mundesi qe ti kunderpergjigjej lojes se kavajasve si fizikisht ashtu edhe teknikisht, lojtaret vendas shkaktonin shume faulle te renda dhe si pasoje 2 lojtare te Beses e lane lojen se u demtuan. Gramozi gjith pjesene dyte luajti ne mbrojtje dhe kjo pike qe mori skuadra debutuese ishte me shume merite e trajnerit te saj Agim Canaj qe diti te organizonte skuadren mire ne mbrojtje dhe me pak fat.arriti te marri nje pike. Gjendja ne shkallet e Stadiumit ishte shume normaledhe nuk pati trazira midis tifozerive duke patur parasysh qe edhe nje numer i konsiderueshem tifozash kishin ardhur nga Kavaja Qetesia dhe paqja beri qe edhe arbitrimi te ishte normal duke e mbyllur lojen ne barazpeshe te plote rezultative  0 – 0. Me piken e fituar besa eshte provizorisht ne krye te renditjes me nje ndeshje me shume dhe nje pike me teper se Dinamo e vendit te dyte.  Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3967 |