Tirana eshtë skuadra me e shtrenjte e Kategorise Superiore te Shqiperise per sezonin 2010-2011, nderkohe qe ka kaluar vetem gjysma e afatit kalimtar te janarit.
Sipas portalit “transfermarkt”, i cili eshte i specializuar per financat ne boten e futbollit, vlera e futbollisteve te 24 here kampioneve te Shqiperise arrin shifren 6 milione e 850 mije euro.
Lojtari me i shtrenjte i Tiranes eshte padyshim kapiteni Andi Lila, kartoni i te cilit kushton nje milion euro. Pas mbrojtesit te Kombetares vjen serbi Ivan Gvozdenoviç, vlera e te cilit perllogaritet ne 800 mije euro.
Nderkohe qe blerja me e re e skuadrës, Gilman Lika kushton 500 mije euro, shifer e njejte si ajo e mbrojtesve Tefik Osmani dhe Elvis Sina.
Ishte pikerisht afrimi i mesfushorit shkodran te perfaqesueses ai qe rriti vleren e pergjithshme te kryeqytetasve, duke bere qe ata te zbrisnin ne vendin e dyte Skenderbeun.
Elementet me te kushtueshem te bardhebluve jane Plaku (425.000 euro), Abazaj (375.000), Dushku (350.000), Karabeci (325.000), Pejiç (300.000), Zizoviç (250.000) dhe Sabien Lilaj e Ilion Lika (225.000).
Ne anen tjeter, çmimi i kapitenit natyral Devis Mukaj ka rene ne 75 mije euro. Vlera e Tiranes mund te jete edhe me e larte, pasi ne perllogaritje nuk eshte perfshire çmimi i talentit 18-vjeçar, sulmuesit Mario Morina.
Investimet e shumta te presidentit Agim Zeqo kane bere qe Skenderbeu te renditet ne vendin e dyte (vetem pak dite me pare korçaret kryesonin): skuadra bardhekuq kushton 6 milionë e 475 mije euro. Gjithsesi, lojtari me i kushtueshem, te cilin ne te vertete e ka ne pronesi Dinamo, eshte Gjergji Muzaka me 1 milionë e 125 mijë euro.
E treta në Superiore per vleren e skuadres eshte Dinamo, kampionet ne fuqi, qe kane pasur nje ecuri zhgenjyese ne gjysmen e pare te kampionatit.
Kontingjenti i bluve kushton 6 milione e 350 mije euro, ndersa nuk ka asnje dyshim qe Elis Bakaj eshte lojtari me i shtrenjte me vleren 1 milione e gjysme euro ne merkato.
Ne total, vlera e 12 skuadrave te Kategorise Superiore kap shifren 52 milione e 150 mije eurove.
Momentalisht ne kampionatin shqipetar luajne 60 lojtare te huaj, e perkthyer ndryshe rreth 20 per qind e futbollisteve qe aktivizohen ne elite. Nje shifer kjo qe mund te rritet deri ne fund te merkatos se dimrit. Pirro Nika
|