Komisioni i Disiplines: Plaku i Tiranes | ||||
|
Komisioni i Disiplines ka nxjerre sot vendimin se Sebino Plaku do te jete lojtar i Tiranes. Jane rrezuar pretendimet e lojtarit qe kishte kerkuar largimin nga Tirana drejt Flamurtarit. Plaku do te rikthehet ne stervitje nen urdhrat e trajnerit Nevil Dede sapo bardheblute te kthehen nga Turqia. Vendimi i plote i Komisionit te Disiplines 1)Mos pranimin e kerkeses ankimore te paraqitur nga lojtari Sebino Plaku, per konstatimin e zgjidhjes se kontrates se tij me KF “Tirana”, pasi nga provat e paraqitura nga palet gjate seances degjimore dhe verifikimet e kryera nga Komisioni lidhur me pagesat e kryera nga llogaria e KF “Tirana”, rezulton se nga ana e lojtarit i eshte dhene gabim numri i llogarise bankare klubit, cka ka sjelle si pasoje qe nga Raiffeisen Bank te mos mundesohet kalimi i pageses se autorizuar nga KF “Tirana” ne llogari te ketij lojtari me date 25/10/2010 e ne vijim. Duke qene se kushti i realizimit te pageses rezulton te jete shmangur nga veprime te vete lojtarit, ky kusht i parashikuar ne aneks kontraten e dates 21/08/2010, konsiderohet i permbushur nga ana e klubit me dhenien e autorizimit per te bere pagesat ne favor te ketij lojtari. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4007 |