Merkato e Bylisit kete Janar duket se eshte me e vecanta e ketyre viteve. Presienti Kapllanaj ka vendosur te beje blerje te spikatura me lojtare te njohur nga Kampionatet e vendeve Evropiane. Pritet qe ne ekip te afrohet sulmuesi shtatlarte i Lask-Linzit, serbi Stevo Malinovic i datelindjes 27.04.1984. Kalimi i tij tek Bylisi po behet i mundur nepermjet menaxherit te njohur Tami Kona. Pervec ketij sulmuesi te Bylisi sot jane paraqitur edhe dy Kosovare, sulmuesi Valon Bajrami dhe mbrojtesi i krahut te majte Virtyt Shahini. Nga ky ekip pasi kane perfunduar kontraten jane larguar dy serbet Popovic dhe Bejktovic, ndersa i ka mbaruar kontrata dhe kamerunasit Guy, i cili eshte larguar keto dite jashte Shqiperise.
Besi Donati
 |