Levizjet/ Mensur Idrizi bashkohet me Skenderbeun |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 05 Janar 2011 00:04 |  |  |  | |
Ish futbollisti i Elbasanit deri ne dhjetor sot eshte bashkuar me Skenderbeun. Mensur Idrizi luan ne rolin e mesfushorit dhe eshte pelqyer nga trajneri Shkelqim Muca i cili e ka pare ne kohen kur luante me verdheblute por dhe gjate stervitjes qe ka bere sot ne Korce. Shqiptaro maqedonasi ka luajtur me pare me Shkendijen e Tetoves dhe Rabotnickin ne kampionatin maqedonas dhe ka eksperience mbi supe.
Idrizi eshte perforcimi i peste per Skenderbeun ne merkaton e dimrit. Me pare ka afruar Gjergji Muzaken, Renato Arapin, Sokol Cikalleshin dhe se fundmi edhe mbrojtesin Marko Gjeorgjevic. Pirro Nika
 |