Besa/ Firmos Nora dhe Sefa, rikthehet Erand Hoxha |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 29 Dhjetor 2010 00:54 | | | | |
Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora ka firmosur diten e djeshme per ekipin e Beses. Kishte disa dite qe presidenti Bizhdili negocionte me kete lojtar per ta sjelle tek Besa, por vetem diten e djeshme palet kane rene dakort dhe gjithcka eshte mbyllur me sukses. Kete lajm e konfirmon vet presidenti Nexhat Bizhdili i cili diten e djeshme ka qene gjate gjithe kohes ne levizje per te siguruar ish-sulmuesin e Shkumbinit, i cili i bashkangjitet keshtu Fation Sefes dhe Marko Dos Santos ne sulmin e Beses.
Nje tjeter afrim i fundit ne kampin kavajas eshte edhe mbrojtesi Erand Hoxha, i cili ka qene pjese e Elbasanit ne fazen e pare te sezonit. Ai eshte huazuar tek ky ekip ne merkaton e veres, por bosi kavajas e ka pare te arsyeshme ta rikthej serish ne Kavaje ne mungese te alternativave te duhura. Ai tashme eshte futbollist i Beses dhe do te vihet ne urdhrat e Haxhiut. Te dy keta futbolliste i bashkohen 3 afrimeve te tjera te bera pak dite me pare si Kotorri, Mancaku dhe Sefa. Numri i afrimeve ne kampin kavajas shkon ne 5 te tille, por asgje nuk eshte mbyllur, pasi ne ditet ne vazhdim priten te tjere lojtare.
Andi Kodra
|