Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Shkumbini 1-0 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 12 Dhjetor 2010 22:38 |  |  |  | |
Skenderbeu ka fituar me Shkumbinin ne nje ndeshje dramatike. Brkic ka shenuar ne minuten e 89 golin e fitores, po rezultati mund te ishte barazuar ne minuten e fundit shtese nese Kotorri do te kishte goditur sakte nga pika e penalltise. Ne stadiumin Skenderbeu megjithe temperaturat e ulta nuk kane munguar tifozet korcar. Leket e grumbulluara nga shitja e biletave ashtu si eshte lajmeruar ne Korce do te shkojne per te permbyturit ne Shkoder. Ne pjesen e pare te dyja skuadrat kane rrezikuar por prane golit do te shkonte Brkic qe ne minuten e fundit ka humbur nje penallti. Shkumbini ne pjesen e dyte ka zhvilluar nje loje mjaft te mire dhe deri ne fund kane rezistuar dhe nuk jane ndeshkuar. Minutat e fundit kane qene dramatike dhe korcaret kane jetuar disa momente te veshtira. Brkic ka shenuar nje gol spektakolar ne minuten e 89’ dhe te gjithe menduan se do mbaronte me kaq. Ne minuten e trete shtese njeri nga mbrojtesit e Skenderbeut pasi topi erdhi nga kendi e prek pa dashje me dore dhe gjyqtari ben me shenje nga pika e penalltise. Kotorri ka marre persiper ta gjuaj dhe te gjithe tifozet korcar kane menduar se do te mbaronte barazim. Shehi ka pritur kete penallti dhe i ka dhene fitoren skuadres se tij. Skenderbeu me kete rezultat ka barazuar me pike Flamurtarin e vendit te pare qe neser luan Besen ne Vlore.
Pirro Nika
 |