HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Bylis - Tirana 1-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 11 Dhjetor 2010 18:20   pdfShtypEmail
Tirana-vllazniBylis humbi ne "extremis" dhe nuk arriti te shkaktoje te paprituren e rradhes, per te mundur Tiranen, pasi eliminoi Flamurtarin nga Kupa e Shqiperise ne mesjave. Tirana vazhdoje te mos jete e suksseshme ne Ballsh, kur nuk ka arritur te fitoje.

Vendasit u munduan per te krijuar nje epersi te vogel territoriale ne pjesen e pare, por ishin miqte qe u treguan me te rrezikshem dhe kerkuaes me Plakun dhe Pejic. Ndonese miqte paten epersi territoriale, perseri pjesa e pare u mbyll ne barazim pa gola. me fillimin e pjeses se dyte ishin vendasit qe shenuan qe ne minutat e para pas nje goditje nga kendi, Popovic me nje gjuajtje te shpejte shenon golin e avantazhit.

Me kalimin e minutave, Tiranasit filluan te tregohen me kerkues dhe hidhen ne sulm. Gjuajtjet e Pejic dhe Plakut u priten nga Frasheri. Nga ana tjeter, Dimo dhe Xhafaj nuk u treguan te kujdesshem perpara portes se Likes.  Tirana po humbte qetesine dhe ne minuten e 78-te humbi dhe trajnerin Dede i cili u ndeshkua me karton te kuq nga gjyqtari Meta.

Kur gjithkush mendonte se Bylis ishte fituesi i ketij takimi, Tirana shperthen me Sabien Lilaj i cili pas nje rremuje ne zone, gjuan duke shenuar golin e barazimit.

Kliko per skeden e ndeshjes

Besi Donati

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit