HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
FSHF / Pezullohen zyrtaret e klubeve
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 04 Dhjetor 2010 17:26   pdfShtypEmail
fshf_logoSipas gjesteve dhe veprimeve anti-sportive Komisioni vendimmarres i Kategorise Superiore ka marre keto vendime lidhur me zyrtaret me te larte te klubeve te Kategorise Superiore te cilet kane share dhe kane kercenuar dizenjatorin e  gjyqtareve Arsen Hoxha.

Presidenti i klubit të Vllaznisë, Valter Fushaj, ka goditur me shishe uji tavolinën kryesore të mbledhjes përkrah Presidentit të FSHF, Armand Duka, dhe zv.Presidentit të FSHF, Bujar Kasmi. Ndërsa Besnik Kapllanaj, i klubit të Bylisit, është ngritur në këmbë dhe ka sharë mbarë e prap me fjalë të padenja për një tavolinë burrash. 

Presidenti i klubit të Besës, Nexhat Bizhdili, edhe pse ishte paralajmëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, sepse që një javë më parë kishte konsumuar të gjitha shkeljet që parashikohen në rregulloret e FSHF-së, për t’u pezulluar për 1 (një) vit nga pjesëmarrja në Komisionin e Kategorisë Superiore, ishte aktiv dhe këmbëngulës në këtë strategji dhune verbale e fizike, që të detyronte Koco Kokdhimën të braktiste detyrën ose të jepjte dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Komisionit të Kategorisë Superiore. 

Në këto rrethana, u vendos të ndërmerren iniciativat e pezullimit të menjëhershëm nga Komisioni i Kategorisë Superiore, të katër klubet si më poshtë: 

Klubi i Bylisit, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 2 (dy) vjetësh; 

Klubi i Vllaznisë, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 18 (tetëmbëdhjetë) muajsh; 

Klubi i Besës, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajsh; 

Klubi i Laçit, të pezullohet nga veprimtaria e Komisionit të Kategorisë Superiore për një periudhë prej 1 (një) viti; 

Në bazë të Nenit 161, paragrafi (4), pika (g), e Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, për Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë, sezoni 2010-2011, ky vendim hyn në fuqi menjëherë, deri në një vendim tjetër të Komitetit Ekzekutiv, të FSHF-së.



busy
komente