Sherr mes presidenteve-jep doreheqje Ndroqi |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 01 Dhjetor 2010 23:44 |  |  |  | |
Mbledhja e pergjithshme e grupit te presidenteve te Kategorise Superiore, ende pa filluar ka degjeneruar ne ofendime banale deri edhe ne goditje me shishe, larg objektivit te kamerave ne momentet e tensionit.Nje grup presidentesh ka kerkuar doreheqjen e kryetarit te grupit te presidenteve te Superiores z. Koço Kokedhima, nje kerkese jashte rradhe, per me teper per nje vendim qe mund ta marre vetem Komiteti Ekzekutiv. Gjithçka duhet te jete tensionuar me se tepermi pasi kryetari Kokedhima ka nxjerre disa tabulate telefonatash e mesazhesh qe nga ku presidentet e klubeve ia drejtonin gjyqtareve, duke i akuzuar per presione ndaj arbitrave. Nje gje te tille e ka aprovuar edhe shefi i Sektorit te Gjykimit, Arsen Hoxha ne nje raport qe i ka çuar zotit Kokedhima ne lidhje me kerkesat e shpeshta qe kane pasur presidentet per te mesuar emrat e gjyqtareve per ndeshjet e tyre dite perpara zhvillimit te ndeshjes, gje qe bie ndesh me rregullat e reja, sipas te cilave gjyqtaret njoftohen diten e ndeshjes se ku do te gjykojne. Pas degradimit te situates, presidenti i Shkumbinit .Ylli Ndroqi ka vendosur te jape doreheqjen nga drejtimi i klubit.Zoti Ndroqi konfirmon pjesen e mesazheve dhe presionet qe nje pjese e mire e presidenteve te Superliges i drejtonin gjyqtareve. Ne kampionatin shqipetar eshte hera e pare qe nje president klubi,sic vetquhet ai,i paimplikuar ne kete skeme manipulimi ,ben akuza ndaj kolegeve te tij dhe nxjerr ne public nje pjese te asaj qe fshihet realisht pertej fasades se futbollit shqipetar.
Pirro Nika
 |