HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Teuta-Skenderbeu 2-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 29 Nentor 2010 23:55   pdfShtypEmail

teuta_golKa rezistuar vetem nje pjese loje Skenderbeu ne Durres dhe me pas i eshte dorezuar vendasve. Teuta ka mposhtur korcaret dhe ka thyer pretendimet e tyre per te arritur Flamurtarin e vendit te pare. Mirel Cota ka shenuar golin e pare dhe pas ketij momenti trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca ka protestuar ashper duke i kerkuar gjyqtarit kryesor te anulloje kete gol pasi sipas tij kishte qene me pare nje faull ne dem te portierit Orges Shehi.  Disa minuta me pas Brkic realizon nje gol me koke dhe gjyqtari anesor e konsideron te pavlefshem. Lojtaret e Skenderbeut protestojne ndersa Bici e ekzagjeron duke goditur me koke gjyqtarin anesor dhe me pas merr kartonin e kuq e le me dhjete lojtare skuadren e tij. Teuta administron qetesisht avantazhin ndersa miqte jane te tensionuar. Jolic i nderhyn nga pas Frasherit dhe merr kartonin e dyte te verdhe dhe le me nente lojtare Skenderbeun. Pas ketij episodi vendasit shenojne edhe golin e dyte. Mbrojtesi i Skenderbeut pa dashje dergon me koke topin duke e mbyllur perfundimisht kete ndeshje.  Minutat e fundit kalojne pa ngjarje te tjera dhe durrsaket i gezohen pikeve te fituara ndaj nje prej pretendenteve per titullin kampion.

Kliko per skeden e ndeshjes

Pirro Nika


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit