Agim Canaj: Fitore e merituar, gjykim i shëmtuar | ||||
|
Trajneri i Shkumbinit Agim Canaj e vleresoi se tepermi shpirtin e larte te gares qe tregoi skuadra e tij ne kete takim por kishe shume pakenaqesira rreth arbitrimit. "Morëm një fitore shume të vështirë dhe kjo fitore na kushtoi dy kartona të kuq. Unë pikë së pari dëshiroj që të përgëzoj ekipin për shpirtin e treguar në fushën e lojës dhe mënyrën sesi e interpretuan ndeshjen. Ne arritëm që të gjejmë forcë edhe pas golit të pësuar. Fitorja ishte plotësisht e merituar. Ndërkohë që kam vërejtje të shumta për gjykimin i cili në takimin e sotëm nuk u ngrit në nivelin e ndeshjes. Vendimet ishin të dyshimta dhe na kanë dëmtuar shumë. Kartonat e kuq mendoj se nuk ishin të merituar, ndaj i bëj thirrje federatës që të marrë masa dhe ta shikojë me vëmëndje cështjen e gjykimit. Kjo pasi në cdo javë e më shumë gjyqtaret po bëhen një problem shumë i madh”,- tha në deklaraten e tij pas ndeshjes, trajenri i Shkumbinit, Agim Canaj. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3666 |