HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Elbasani - Bylis 3-2
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Nentor 2010 21:51   pdfShtypEmail
elbasani_thumbElbasani ka arritur nje fitore te rendesishme ne ekstremet e takimit ndaj Bylis. Pas nje pjese te pare te barabarte, miqte nga Ballshi hapen serine e golave me sulmuesin e tyre Fjodor Xhafa i cili mposhti portierin Dushku duke ndeshkuar ish skuadren e tij. Ky avantazh nuk do te kalonte me shume se dy minuta, sepse vendasit me ane te sulmuesit te tyre Endri Dalipi, arriten te barazojne rezultatin pas nje gjuajtje te fuqishme te tij. Eshte perseri Elbasani qe shpeshton sulmet ndaj portes mike dhe ne minuten e 63-te eshte Sadiku qe pas kombinacioneve me Rraboshten dhe Hyshmerin arrin te gjuaj sakte brenda zones duke mposhtur portierin Simov dhe duke kaluar vendasit ne avantazh. Por miqte hidhen ne sulm dhe eshte mesfushori Begaj qe i jep barazimin provizor skuadres se tij dhe pervec atij gezimi momental ai ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe pas festimeve te golit dhe detyrohet te lere fushen e lojes duke lene skuadren e tij ne inferioritet numerik. Elbasani perfiton nga kjo dhe ne minutat e fundit shtese, shenon golin e fitores duke marre tre pike te cmuara ne diten kur Presidenti i tyre Arben Laze, beri te ditur deshiren e tij per shitjen e aksioneve qe ka tek skuadra "verdheblu"

Kliko per skeden dhe komentin


Klevis Bejkolli

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit