Taci prezanton trajnerin Cana |
nga Klevis Bejkolli E hënë, 28 Shtator 2009 22:08 | ![pdf](/templates/gk_icki_sports/images/pdf_button.png) | ![Shtyp](/templates/gk_icki_sports/images/printButton.png) | ![Email](/templates/gk_icki_sports/images/emailButton.png) | |
Sot në orën 15:00’ në ambjentet e stadiumit “Gramozi†presidenti Mustafa Taci ka prezantuar para lojtarëve trajnerin e ri të skuadrës Agim Cana. Vetë Cana  i është drejtuar lojtarëve duke i thënë : “E pranova me kënaqësi ftesën e presidentit Taci për bashkëpunim. Uroj që të na eci mbarë dhe me punë dhe dëshirë do bëjmë të mundur të gëzojmë sportëdashësit e Ersekës duke arritur rezultate pozitive. Skuadra ka elementë të mirë në të cilët kam besim që do japin më të mirën e tyre. Duhet ta nisim me këmbë të mbarë që këtë të premte përballë skuadrës së Besës duke arritur të fitojmëâ€.
Në orën 15:30’ trajneri i sapo emëruar ka filluar punë. Në stërvitjen e parë me skuadrën ai ka zhvilluar  vrapime e lojra të vogla. Në stërvitjen që zgjati afërsishtë 80-të minuta kanë munguar Oliveres dhe Dos Santos të cilët janë të dëmtuar.
![busy](https://albaniasoccer.com/components/com_jomcomment/busy.gif) |