Besa/ Mbrojtja, faktori kryesor ne humbje | ||||
|
Menjëherë mbas humbjes ne Korce, brenda grupit kavajas, në mendimet e ltyre u paraqit ideja se defekti kryesor gjate ndeshjes ishte reparti i mbrojtjes edhe për faktin se mungonte mbrojtësi kryesor Feruzoviç. Lojtarët e tjerë u munduan qe te plotesonin problemet por perseri bene disa gabime qe kushtuan. Pjesa e parë ishte e kënaqshme dhe skuadra u munduda të jepte gjithçka në fushën e lojës por me dëmtimin e Dhëmbit dhe zëvëndësimin e tij me Shtinin përsëri niveli i lojës ishte i kënaqshëm dhe nuk u ul, por e papritura erdhi kur mendohej se do të shkonte në fund të pjesës me një barazim, mbrojtësi Akil Jakupi realizonte në portën kavajase. Që këtu menduan se gjithçka po merrte fund, pasi deri në ato momente ekipi po e realizonte mirë detyrën dhe nuk mund të dilnin pa gjë nga fusha e lojës përballë ekipit të Skëndërbeut dhe tifozerisë së zjarrtë Korçare të organizuar në mënyrë të përsorur dhe me një respect të jashtëzakonshëm për ish-trajnerin e tyre Gerd Haxhiu që e duartrokitën disa herë. Trajneri Gerd Haxhiu mbas kësaj humbjeje zhgënjyese pohoi se reparti i mbrojtjes ishte një problem i madh për skuadrën e Besës gjatë gjithë lojës. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3264 |