Mirel Josa: Kjo fitore na nxori nga kriza |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 08 Nentor 2010 00:29 |  |  |  | |
Trajneri i Vllaznise Mirel Josa ka qene shume i kenaqur pas fitores me Elbasanin duke e konsideruar si fillimi i nje ecurie pozitive per skuadren e tij. “E rendesishme ishte qe morem tre piket. Mund te them qe kjo fitore i sherben moralit te skuadres dhe na nxori nga kriza e rezultateve ne javet e fundit. Ne pjesen e dyte mund te kishim shenuar gola te tjere pasi rastet i krijuam, por falem ne momentet e fundit. Tani duhet te punojme per ndeshjet e rradhes qe do te jene me te forta se kjo e sotmja. Kampionati eshte i gjate dhe kerkon qe te kesh ne dispozicion nje numer te madh lojtaresh”, eshte shprehur Josa.
Enea Shtrepi
 |