HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Besa-Kastrioti 0-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 06 Nentor 2010 18:43   pdfShtypEmail
Besa-GramoziEkipi kavajas ka nzhgënjyer sërish në ndeshjen e djeshme teksa nuk arriti që të përmbushë objektivin që i kishte vënë vetes. Fitroja mungoi, ndëkrohë që mungoi edhe loja e bukur dhe e qartë, ndërsa në krahun tjetër krutanët janë gëzuar shumë me barazimin e marrë, gjë që e kishin kërkuar dhe me fanatizëm e morën. Pika e fituar ka shumë vlerë për Kastrotin, por pika që mori Besa mund të quhet një dështium. Ky barazim për Besën quhet një humbje, ndërkohë që nuk ka munguar as deklarata e Daiu që tashmë ka vënë në dyshim qëndrimin e tij tek ekipi kavajas. Takimi nisi vakët dhe pa entuziazmin që e ka shoqëruar gjithmonë Besën kur luan brënda ne fushën e lojës. Loja në minutat e para ishte kryesisht e qetë dhe pa ndonjë emocion. Shenjën e parë e dha Dos Santos i cili mbas një driblimi të bukur në minutën e 11-të, futet në zonë, por penmgohet nga prapa dhe rrëzohet. Kavajasit protestojnë për një 11-metërsh, por gjygjtari Peza vazhdon lojën. Besa është ajo që ka një dominim të lehtë, megjtihatë është strategjia që ka zgjedhur Kastrioti që i jep më shumë hapësirë dhe kontroll mbi topin ekipit kavajas. Rasti i parë ideal në këtë ndeshje erdhi për Besën në minutën e 28-të ku Cikalleshi mbasi merr një top të bukur ngfa Poci, futet brënda zonës, shamg edhe portierin Halili, godet lehtë me të djathtën, por topi që po shkonte drejt portës pengohet nga një mbrojtës. Sulmuesi Cikalleshi shperdoron nje rast ideal kur i kishte të gjitha mundësitë që të shënonte golin e parë. Por mbas këtij rasti erdhi një tjetër moment ideal për kavajasit, ku Dos Santos me shpejtëisnë e tij futet bukur në zonë, shmang sërish portierin, por goditja është shumë e keqe, dhe më shumë i ngjan një krosimi sesa një gjuajtje për gol. Në këto minuta Besa shëprdoron shumë, ndërsa Kastrioti megjithë lojën mrbojtëse, arriti ta ruajë të paprekur rrjetën. Sulmet nga ana e ekipit krutan ishin të pakta dhe të rralla, por në ne minuten  e 40-të Ragipovic nga nje distancë e largët provoi të shënonte, por topi  përfundoi jashtë. Pjesa e dytë ishte një histori tjetër. Kavajasit ushtruan gjithë presionin e tyre mbi portën mike, ndërkohë që nga ana tjetër ishte Kastrioti që  kishte rastet më të pastra për shënim. Pjesa e dytë u zhvillua pothuajse e gjitha në gjysëmfushën e Kastriotit, por sulmi kavajas ishte shumë i paqartë, madje finalizimi i aksioneve ishte shumë i dobët. Asnjë nga sulmuesit e Besës nuk iu afrua golit, megjithë pasimet, krosimet dhe gjuajtjet brënda zonës. Krutanët mbroheshin mirë, ndërsa kundërsulmuan rrezikshëm në minuten e 70-të ku Ragipovicc del zbuluar dhe I vetëm me portierin Bakaj, por për fat të mirë kavajasi ndërhyn duke mbërthyer topin. Përpjekjet e Besës vazhduan, por pa rezultat. Në fundin e takimit situata u tensionua mbas një ndërhyrje të ashpër të Turdiut, gjygjtari e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë dhe më pas të kuq. Për rreth 6 minuta Kastrioti luajti me 10 lojtarë, mirëpo pavarësisht kësaj deri në fund arriti ta mbajë Besën larg portës. Besa zhgënjeu sërish duke mos fituar brënda në fushën e vet përballë një Kastrioti me shumë mungesa, ndërsa vetë ishte e plotë dhe pa asnjë mungesë. Problemet shtohen akoma dhe më shumë në kampin verdhezi, pasi tashmë është e qartë që pikë së pari duhet të luftojnë për mbijetesë, më pas mund të mendojnë për ngjitjen në klasifikim.

Kliko ketu per skeden e ndeshjes

Andi Kodra

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit