HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Dinamo-Bylis 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 24 Tetor 2010 22:36   pdfShtypEmail

dinamo-bylisDinamo ka marre nje tjeter fitore kunder Bylisit ne kryeqytet duke ruajtur e qete vendin e pare ne tabelen e klasifikimit. Kampionet ne fuqi kane fituar 2-1 kunder mallakastrioteve. Ndeshja eshte zhvilluar ne stadiumin Qemal Stafa pasi kane gjetur kompromisin me drejtorine e stadiumit.

Nje gol i Malakarnes me koke ne minuten e gjashte ka zhbllokuar shume shpejt rezultatin dhe i ka dhene bluve qetesine e duhur. Bylis eshte shtangur nga ky rezultat dhe per disa minuta miqte nuk e kane marre veten. Nga ky moment Dinamo ka arritur te perfitoje serish dhe kete rradhe eshte Vila qe realizon nje tjeter gol me koke brenda zones duke dyfishuar rezultatin. Kur duket se miqte nga Mallakastra do te pesonin nje goleade ka ardhur zgjimi dhe Bylisi eshte bere me kerkues. Sulmuesi Dimo ka qene rreziku numer nje por ne pjesen e pare rezultati ka ngelur i pandryshuar. Ne te dyten, eshte Dimo qe realizon nje gol me koke duke shfrytezuar si duhet nje krosim te bukur ne zone nga Fjodor Xhafa. Me pas ndeshja eshte rihapur dhe te dyja skuadrat deri ne fund kane tentuar te shenojne por pa mundur te bejne kete. Dinamo ne fund i gezohet fitores qe edhe pse e marre me vuajtje i mban ne krye te tabeles se klasifikimit me tre pike diference nga ndjekesit Skenderbeu e Flamurtari.

Enea Shtrepi

DINAMO 2

BYLIS      1

Shenues: Malakarne 6’, Vila 18’ / Dimo 55’

 

 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit