Gugash Magani: Luajtem mire dhe arritem objektivin | ||||
|
Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani vleresoi lojen e ekipit te tij dhe ishte i kenaqur me rezultatin. "Une mendoj se problemi ishte tek vetebesimi. Luajtem mire dhe arritem objektivin. Ndoshta mungesa e golit te dyte na frikesoi pak dhe nuk dolem ne lojen tone. Mund te them qe tre piket nuk ishin asnje here ne diskutim. Gjithashtu duhen kujtuar mungesat qe kishim.Tani kemi shume pune per te bere. Pergezoj djemte per paraqitjen dhe per fitoren e merituar. Dua ti bej komplimente Laçit qe eshte nje ekip shume simpatik me lojtare te rinj. Besoj se ne Shkoder do te luajme edhe me mire sepse ne shtepine tone kemi me teper presion. Duhet qe te ruajme qetesine dhe mund te fitojme ndaj cdo kundershtari. Duhet te bejme edhe shume pune nga ana taktike sepse pashe disa gabime te vogla. Nuk po mendojme per ndeshjen kunder Skenderbeut dhe nuk na intereson se ka fituar sot. Javen e ardhshme kemi ndeshje te veshtire ne Shkoder dhe duhet te mendojme vetem per kete takim", perfundoi Magani prononcimin e tij perpara mediave pas perfundimit te takimit. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3652 |