Vllaznia / Largohet Mojash Radonic | ||||
|
Mbas një bisede të gjatë kokë më kokë midis Presidentit të Vllaznisë Valter Fushaj dhe trajnerit të kësaj skuadre Mojash Radonic, është arritur në një marrëveshje xhentëlmenësh që lejon largimin e trajnerit. Palët kanë biseduar më shumë se 1 orë së bashku, dhe kanë rënë dakort që kontrata të prishet në mëyrë konsensuale, dhe të mos ketë më asnjë detyrim mes palëve. Që nga dita e sotme trajneri Radonic mund të quhet përfundimisht i larguar, ndërkohë që presidenti Fushaj ka nisur punën për gjetjen e trajnerit. Brënda javës së ardhshme Vllaznia do të ketë në krye trajnerin e ri, e për momentin nuk ka asnjë alternativë. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3705 |