Besa / Festime per 85-vjetorin e klubit | ||||
|
Në të njëjtën ditë kur do të luhet ndeshja me Tiranën, Besa feston edhe 85-vjetorin e krijimit të klubit. Përpara ndeshjes do të zhvillohet një ceremoni simbolike ku do të marrin pjesë shumë personalitete nga futbolli kavajas. Ndërkohë që paraditen e së hënës do të zhvillohet një ndeshje mes veteranëve të Besës që kanë luajtur vite më parë me fanellën e këtij ekipit. Më të spikaturit padyshim do të jenë ish-futbollisti dhe trajneri Hasan Gërmani, dhe gjtihashtu sulmuesi I mirnëjohur ndër vite Muharrem Karriqi. Por të pranishëm do të jenë edhe shumë emra të tjerë që kanë dhënë kotnributin e tyre për fanellën verdhezi. Mbas ndeshjes me Tiranën do të zhvillohet edhe një koktej në një nga restorenatetr luksoze në Kavajë me rastin e kësaj feste. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3581 |