Trajneri i Shkumbinit Agim Canaj eshte shprehur se fitorja ndaj Flamurtarit, nje skuader pretendente per titull si e ka cilesuar ai, ishte kthesa per peqinasit. “Padyshim qe ishte nje fitore e merituar dhe erdhi ne nje moment te veshtire qe ne po kalonim. Me kete fitore dua te them qe ka nisur kthesa e madhe per ne. Mundem nje nga skuadrat pretendente per titull dhe tani duhet te mendojme per ndeshjet e rradhes. Kjo fitore sherben qe te rritet morali i skuadres dhe ne ndeshjet e ardhshme duhet te vazhdojme keshtu per te kenaqur presidencen, tifozerine dhe te arrijme objektivat qe i kemi vene vetes”, eshte shprehur trajneri i Shkumbinit Agim Canaj.
Enea Shtrepi
 |