Trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu ka uruar skuadren e tij per fitoren me Lacin dhe ka nisur te mendoje menjehere te beje llogarite per ndeshjet e rradhes perballe kryesuesve. “Jam i kenaqur qe kete ndeshje e zgjidhem mjaft lehte. Shenuam shume shpejt dhe nuk u mjaftuam vetem me nje gol por realizum tre ne harkun kohor te 20 minutave. E kishim vlersuar kete ndeshje ne maksimum dhe morem frytet. Tani na duhet te mendojme per dy ndeshjet e rradhes. Luajme ne transferte me Skenderbeun e presim Dinamon me pas. Nuk meritojme kete pozicion ne renditje, pasi objektiv per Kastriotin eshte te jete mes gjashte ekipeve me te mira te Superiores”, eshte shprehur Ndreu.
Enea Shtrepi
 |