Nikolla Ilievski: Veshtiresi ne stervitje, shpresojme per rezultat te mire | ||||
|
Sot ne oren 9:30 trajnieri i Bylisit i ka dhene doren e fundit pergatitjes se ekipit perpara takimit me Lacin. Ai ka monitorizuar stervitjen perfundimtare e cila ka qene me pak ngarkese dhe me motive shlodhese per futbollistet. Per kete takim skuadra do te udhetoje me pese mungesa edhe nje me shume sec e kishim deklaruar me pare, sepse Malasi i eshte bashkuar dje pasdite repartit te infermierise sepse ka patur probleme me muskujt e barkut. Ne nje prononcim te shkurter per albaniasoccer.com, trajneri maqedonas ka vene ne dukje veshtiresite qe ka patur per tu stervitur gjate ketyre diteve, me shume mungesa dhe tension per lojtaret. "Ka qene nje jave e ngarkuar per stafin dhe ekipin, kjo sepse kemi disa mungesa te rendesishme ne formacionin baze dhe per kete me eshte dashur pune per te arritur te krijoj nje kombinim te ngjashem. Shpresoj te dalim ashtu sic duhet nga fusha e ekipit Lacian", ka perfunduar prononcimine tij kreu i pankines ballshiote. Alban Kondo Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3482 |