Kategoria Superiore/ Shkumbini-Besa 2-2 | ||||
|
Nje ndeshje shume e forte ajo e luajtur ne stadiumin e qytetit te Peqinit. Ne perfundim te 90-minutave te dy skuadrat jane ndare ne nje barazime 2-2 duke arritur te ndajne nga nje pike. Vendasit nuk e kishin menduar nje Bese kaq te forte, por ish trajneri tyre sezonin e kaluar Perparim Daiu ka arritur ti ndale. Kjo ndeshje i ka pasur te gjitha, golat e shumte, kartonat e verdhe, penallti te humbur si dhe goditjet e shtyllave. Peqinasit e fillojne vrullshem ndeshjen duke kaluar ne avantazh qe ne minuten e 6-te, me ane te Roland Dervishit. Ky gole krijoj idene e nje fitoreje te lehte te Shkumbinit, por nuk do te ishte keshtu. Ne minuten e 28-te, Meglid Mihani brenda zones gjuan bukur tokazi, shylle pingule-gole. Vendasit s’do te pajtoheshin me kete rezultat dhe do te hidheshin ne sulme duke ushtruar presion ne porten e Beses. Ne minuten e 41-te, Veliaj gjuan bukur nga jashte zones duke mposhtur portierin Bakaj e duke rikthyer avantazhin. Pjesa e pare do te mbyllej me fitoren e Shkumbinit 2-1. Pjesa e dyte do te ishte me me emocione. Djemte e Daiut nuk ndalen, por hidhen ne sulme per te gjetur golin e barazimit, por ne minuten e 55-te, Dervishi fitone njembedhjetemetersh. Mancaku ekzekuton, por portieri Bakaj pret duke mbajtur Besen ne loje. Nga ky moment verdhezinjte nehen zoterues te lojes. Ligji i pashkruar i futbollit qe po nuk shenove do te pesosh u vertetua dhe ne kete perballje. Sead Haxhibuliç i rremben topin Kristevskit, jep nje asis per Cikalleshin i cili brenda zones nuk e ka te veshtire te shenoje e te barazoje rezultatin. Besa fiton nje pike shume te çmuar ne fushen e Peqinit, kurse vendasit vazhdojne te kene te veshtire te fitojne. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3743 |