Shkumbini/ Veliaj, Besen e presim si miq, por e mundim | ||||
|
Beratasi Emiljano Veliaj ka nje te kaluar si futbollist i Beses per 3 sezone, dhe ne ndeshjen e se henes do te jete ne fushe si “ish”. Kjo perballje do te jete interesante per te, pasi tek ekipi kavajas ai ka kaluar nje pjese te rendesishme te karrieres se tij. “Kam respektin tim maksimal per ekipin e Beses. Kam qene pjese e ketij ekipi dhe normalisht qe i vleresoj. Ne Peqin ne do ta presim si miq Besen, dhe kjo nuk ka asnje dyshim. Por ne fushen e lojes do ta mundim. Ne duam vetem fitoren dhe tri piket. Ky takim eshte shume i rendesishem per ne, dhe kundershtari eshte i forte. Une jam optimist dhe mendoj se do te arrijme ta mudim Besen”,- u shpreh mesfushori i Shkumbinit, Emiljano Veliaj. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3246 |