Flamurtari/ Demtimet dhe kartonat shqetesojne Maganin | ||||
|
Trajneri Gugash Magani eshte vene ne alarm pasi infermieria eshte mbushur plot me lojtare te demtuar. Fati i keq po i ndjek lojtaret e Flamurtarit dhe kjo me te drejte ka bere teknikun me dhimbje koke. Myrtaj,Caushaj,Spaho, Roshi dhe se fundmi Balevski jane futbollistet e demtuar, pa te cilet Magani duhet te beje llogarite per takimin e rradhes. Nje tjeter lajm i keq per teknikun eshte se ne ndeshjen e e fundjaves do te mungojne edhe dy lojtare te skualifikuar me kartona. Behet fjale per kapitenin Sakaj dhe Prognin qe kane grumbulluar nga tre kartona te verdhe e i duhet te pushojne kete takim. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3884 |