Ekskluzive/ Ivan Joliç : Golat per presidentin Zeqo dhe tifozerin korcare | ||||
|
“Ndihem shume i gezuar per fitoren e skuadres dhe per shenimin e dy golave. Nje ndeshje qe duhej fituar nga ana jone perball nje kundershtari qe te impononte respekte dhe mjaft te disiplinuar taktikisht. Rendesi kishte fitorja dhe marrja e tre pikeve te cilen ne perfundim te 90-minutave e beme realitet”. “Dy golat e mij ja dedikoj, nje presidentit Agim Zeqo i cili ka krijuar nje skuader mjaft te mire dhe pretendente per trofe dhe golin tjeter kujt tjeter perveçse tifozerise se zjarrte korcare e cila eshte shume e zjarrte dhe i qendron prane ekipit dhe jane “oksigjeni” yne ne ç’do ndeshje. Ne perfundim te ndeshjes te gjithe shoket me kane pergezuar si dhe trajneri Muça per paraqitjen e bere. Une dua ti premtoj te gjitheve qe ky ishte vetem fillimi dhe Joliç nuk do te ndalet se shenuari dhe te gjithe sebashku si ekip besoj qe do ja arrijme qellimit per te sjellur nje trofe ne qytetin e bukur te Korces”, ka perfunduar prononcimin e tij per Albaniasoccer.com sulmuesi boshnjak. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3768 |