Vllaznia arrin te kaloje jo pa veshtiresi Laçin duke arritur nje fitore te rendesishme me rezultatin 2-1, ne ndeshjen e zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe duke u ngjitur ne vendin e pare ne tabelen e klasifikimit me shtate pike. Kuqeblute e drejtuar nga Mojash Radonjiç kane fituar tri pike shume te rendesishme ne fushen e saj perballe gjithe tifozerise shkodrane ne nje stadium te mbushur. Fillimisht ka shenuar goleadori Viorensin Sinani ne minuten e 34’ por vetem dy minuta me pas Selimi ka barazuar takimin. Te dyja skuadrat kane kerkuar me cdo kusht per ta fituar kete takim, por fati u ka buzeqeshur kuqebluve qe ne minuten e 85’ kane shenuar golin e fitores me ane te Shtupines. Ne Loro Borici pas ketij momenti ka feste dhe ne Shkoder pas kesaj fitore kane nisur te besojne te skuadra. Tre piket e fituara ne mesditen e te djeles i kane ngjitur ne krye te tabeles se klasifikimit dhe tani duan qe te mos largohen nga ky pozicion.