Kategoria Superiore / Shkumbini - Skenderbeu 3-1 | ||||
|
Kavajasi i Shkumbinit Bekim Kuli i ka dhënë fitoren ekipit të tij me një 3-golësh fantastik. Ai ka qënë njeriu i ndeshjes, ndëkrohë që Skëndëbreu është dorëzuar përballë supermacisë së ekipit peqinas. Ndeshja në fillim ka qënë e barabartë, por më pas golat e Shkumbinit kanë shokuar ekipin korcar. Në minutën e 32-të Kuli në hyrje të zonës realizon një goditje spektakolare duke shënuar golin e parë. Presioni i peqinasve u rrit akoma më tej, ndërsa Skëndërbeu nuk arriti që të reagonte në kohë. Teksa dukej se pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat Kuli shënon sërish në minutën e 41-të, dhe këtë rradhë me anë të një goditje me kokë brënda zonës. Por pjesa e parë ka akoma surpriza, teksa korcarët ngushtojnë diferencën me anë të Shkëmbit, i cili në minutën e 48-të, gjuan në mënyrë spekakolare duke e dërguar topin në krahun e majtë të Kotorrit. Pjesa e dytë ishte më pak emocionuese dhe me më pak gola. Trajneri i Skëndërbeut Shkëlqim Muca hodhi në fushën e lojës Jolic, por asgjë nuk ndryshoi. Peqinasit tregohen racionalë dhe të kujdesshëm duke mrbojtur rezultatin me fanatizëm. Mbrojtja është në një ditë shumë të mirë, ndërsa kundërsulmi funksionon. Kur loja po shkonte drejt fundit të saj, në minutën e 83’-të, Kuli shenoi sërish, mbas një rrëmuje në zonë, doli me portën bosh dhe nuk e kishte të veshtirë të trefishonte rezultatin. Ky gol, i 3-ti i tij "vulos" fitoren e Shkumbinit. Korcarët gjunjëzohen dhe nuk kanë më kohë në dispozicion. Shkumbini: Kotorri, Mujdragicc, Arapi, Gjyla, Kuli (Dervishi 90’), Mancaku, Veliaj, Nora (Gjondeda 88)’, Kristevski, Mustafaj (Xhyra 79’), Shenaj Tr. Agim Canaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3795 |