Elio Shazivari: Ndaj Vllaznisë për sukses |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 06 Shtator 2010 22:05 |  |  |  | |
Ne nje prononcim per Albaniasoccer.com, Elio Shazivari pistoni i majte i Laçit shprehet per "derbin" e Veriut kunder Vllaznise ne Shkoder se eshte nje ndeshje e spikatur dhe e veçante per te gjithe ekipin. "Eshte gjithmone kenaqesi te luash ne tempullin "Loro Boriçi". Mbas miqesores se vlefshme kunder Tomorit kemi nisur pergatitjet anti-Vllazni. Parashikoj nje ndeshje te forte dhe te bukur. Po rritemi dita-dites dhe i kemi "kartat" ne rregull per te triumfuar perballe kuqebluve.Shpresoj ti bejme nje dhurate te bukur tifozave tone te shumte qe do na ndjekin ne kete sfide perfundon zv.kapiteni bardhezi i cili ka hyre ne sezonin e peste me kete fanelle duke qene edhe nje nga benjaminet e tifozerise.
Igli Nikolla
 |