Miqesore/ Panionios-Dinamo 3-1 | ||||
|
Eshte luajtur ne mbremjen e se shtunes, ne stadiumin "Nea Smirni", te kryeqytetit grek Athine ndeshja miqesore Panionios-Dinamo, zhvilluar per nder te ish-portierit Legjendar te Dinamos, Kombetares shqipetare, si dhe Panioniosit, Foto Strakosha. Ne nje takim, ku Blute shkonin me mjaft mungesa titullaresh, miqesorja eshte mbyllur me fitoren e skuades se Panioniosit, ne shifrat 3-1. Pjesa e pare e ndeshjes ka qene e barabarte ne teresine e saj dhe eshte mbyllur në barazim, 1-1.Golin per Dinamon e shenoi sulmuesi argjentinas Martinena, ne minuten e 43', permes nje penalltie te cilen e fitoi dhe ekzekutoi po vete.Ne pjesen e dyte te takimit, eshte zhvilluar nje ndeshje me raste per te dyja skuadrat, por ku me te sakte kane qene greket, te cilet realizuan edhe dy here te tjera, në minuten e 66' dhe ne minutat shtese te takimit, me nje goditje te sakte denimi nga jashte zones, te Balaban, autor i te tre golave të Panioniosit. Ishte kjo nje ndeshje, qe pavaresisht rezultatit te saj, sherbeu qe Dinamo te nderonte me pjesemarrjen e saj ne kete sfide nje prej lojtareve dhe portiereve qe kane shkruar me shkronja te arta historine e skuadres se Dinamos dhe te futbollit shqipetar: Foto Strakosha.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3719 |