Sokol Cikalleshi: Gjyqtari më mohoi një 11-metërsh! | ||||
|
Një nga protagonistët e kësaj ndeshje Sokol Cikalleshi ishtë i bindur se ndërhyrja ndaj tij ishte një 11-metërsh i pastër. Në përfundim të takimit në një prononcim të tijin sulmuesi-20vjecar i Besës , protagonist në episodin që shkaktoi dhunën në Kavajë ishte i bindur se ishte penallti. "Unë jam i bindur se ishte një 11-metërsh. Në moentin që unë zotërova topin më është ndërhyrë nga prapa nga një mbrojtës i Skëndërbeut. Do të shënoja në rast se ai nuk do të më kishte rrezuar përtokë. Nuk kam simuluar aspak, përkudnrazi doja të qëndroja në këmbë që të shënoja, por nuk munda. Gjygjtari gaboi sepse duhet të ma jepte një penallti e cila mund te na siguronte barazimin. Meritonim të paktën një pikë në këtë ndeshje, por gjygjtari na e hoqi nga duart",- u shpreh në deklaratën e tij, sulmuesi Sokol Cikallshi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3895 |