Shkëlqim Muça: Nuk është mirë që ndodhi kështu! | ||||
|
Trajneri Shkëlqim Muca, i cili nuk u mund ne asnje takim nga Besa vitin e kaluar si trajner i Dinamos, vazhdoi aty ku e la me serinë e rezultateve pozitive ndaj ekipit kavajas. Ai ka bërë debutimin e tij me skuadren e rre te Skenderbeut në ndeshjen ndaj Besës. Ai ka arritur që këtë sfidë të parë ta mbyllë me fitore, duke u kënaqur me tri pikët e marra. Përsa i përket episodeve të shëmtuara në fund ai shpreh vetëm keqardhje. "Kemi zhvilluar një lojë të shkëlqyer në Kavajë. Arritëm që ta fitonim ndeshjen dhe kjo ishte e merituar. Ekipi i zbatoi mirë detyrat taktike dhe arriti ta neutralizojë kundërshtarin. Më vjen mirë që e kemi nisur me hap të mbarë kampionatin, ndëkohë që nga ana tjetër me vjen keq që ndodhën ngjarje të tilla në stadium. Besa është një ekip me tradita në futboll dhe me shumë kulturë. Më vjen keq që ndodhi kështu", - tha në deklaratën e tij të shkurtër trajneri i Skëndërbeut Shkëlqim Mucca. Mënyra sesi Muca i kishte vendosur lojtarët në fushën e lojës ishte e suksesshme dhe e goditur. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3377 |