Miqesore / Elbasani-Skenderbeu 1-1 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 14 Gusht 2010 20:32 |  |  |  | |
Takimi miqesor ndermjet Elbasanit dhe Skenderbeut ka perfunduar me rezultatin e barabarte 1-1. Ndeshja eshte zhvilluar ne temperatura te larta, cka eshte bere pengese dhe per lojtaret duke mos i lejuar ato te dalin ne lojen e tyre. Trajneri Krenar Alimehmeti vazhdon te ndertoje skuadren rreth mesfushorit Dorian Bylykbashi dicka jo e kuptimte kjo pasi mundesite e mesfushorit per te veshur fanellen verdheblu per sezonin e ri jane shume te pakta. Bylykbashi ne kete miqesore eshte dukur shume i lodhur ku per asnje moment nuk u be i rrezikshem per lojtaret kundershtar as me pasimet e tij, pos as me inkursionet personale. Nga krahu tjeter kapiteni Shkembi ka qene lojtari me i mire ne fushe. Pjesa e pare e kesaj miqesore u mbyll me rrjeta te paprekura. Me fillimin e pjeses se dyte Bledi Shkembi shenon nje eurogol nga rreth 25-metra. Korcaret jane dominues, por shperderojne raste per te dyfishuar rezultatin. Sulmuesi i ardhur kete sezon nga Gramozi ne rradhet e Elbasanit Sadiku ka barazuar rezultatin ne 1-1 i cili ishte dhe rezultati perfundimtar i kesaj miqesoreje.
Klevis Bejkolli
 |