Laci/ Kurbinasit ende pa nje skuader te plote |
nga AlbaniaSoccer E diel, 08 Gusht 2010 18:05 |  |  |  | |
Skuadra e Lacit ka perfunduar fazen pergatitore ne Mavrove e eshte rikthyer serish ne shtepi per te vijuar aty pergatitjet. Lojtaret e shumte te larguar gjate merkatos se veres ende nuk jane zevendesuar. Jane provuar shume futbolliste nga shtetet fqinj por dhe nga Amerika Latine por ende nuk eshte gjetur formula e duhur per te ndertuar nje skuader si ajo e nje sezoni me pare. Gjate kesaj jave, bardhezinjte do te sterviten ne Lac dhe trajneri Nica do te vrojtoje te gjithe ata qe po provohen prej disa ditesh ne skuadren e tij, per te dhene me pas verdiktin nese qendrojne apo largohen. Dy nga tre kroatet qe po provohen me ekipin kurbinas, kane bindur drejtuesit dhe stafin e me ta do te nisin bisedimet per te nenshkruar kontrata.
Enea Shtrepi
 |