Elbasani/Faze pergatitore pa diete ushqimore |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 29 Korrik 2010 22:53 | | | | |
Skuadra e Elbasanit ka me shume se dhjete dite qe ka filluar fazen pergatitore e cila po zhvillohet ne ambjentet e fushes se vjeter "Shefqet Lamcja". Vec temperaturave te larta qe i shoqeron seancat stervitore te verdhebluve ata duhet te perballen dhe me mungesen e trajtimit ushqimor. Nje fakt te tille e kane pohuar dhe vete lojtaret per web www.albaniasoccer.com "Si kjo faze pergatitore kurre me pare nuk kemi zhvilluar. Pavaresisht qe po e kryejm ne kushte aspak komode kete faze pergatitore na mungon dhe gjeja me elementare qe eshte trajtimi ushqimor. Ku dihet shume mire qe ne ngarkese te madhe fizike trupi ka nevoj per nje diet te detajuar, por qe per fat te keq as kete se kemi ketu ne Elbasan", perfundoi deklaraten e tij nje nga verdheblut.
Altin Ngjela
|