HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa Lige/ Olimpiakos Besa 6-1
nga AlbaniaSoccer   E premte, 23 Korrik 2010 00:01   pdfShtypEmail

besa_fitoreBesa ka marre nje tjeter humbje te turpshme ne Greqi perballe Olimpiakosit. Pasi u munden 5-0 ne Tirane, kavajasit kane pesuar gjashte gola ne Greqi duke u dorezuar perballe superioritetit te fqinjeve. Pjesa e pare eshte mbyllur me porta te paprekura ndersa ne te dyten jane shenuar plot shtate gola. Fillimisht kane shenuar vendasit me ane te  Dudus ndersa per kavajasit ka barazuar rezultatin maqedonasi Lazarevksi ne minuten e 48. Nuk ka zgjatur shume dhe pas vetem pese minutash greket kane kaluar ne avantazh.  Deri ne minuten e 75, rezultati ka qene i fiksuar ne shifrat 2-1, por me pas ka nisur festivali i golave. Mareska ka realizuar nje dopiete, Dudu ka shenuar serish dhe se bashku me golin e Fetfacidhis i kane dhene Olimpiakosit fitoren ne shifrat 6-1.

Olimpiakos    6

Besa     1

Shenues: Dudu 46’, 79’, Derbishajer 53’, Mareska 75’, 90’, Fetfacidhis 89’/Lazarevski 48’

Olimpiakos: Pardo, Melberg, Galicios, Gonzalez (Mitroglu 46’), Dudu, Diogo (Fetfacidhis 70’), Zairi (Derbishajer 46’), Mirajas, Raul Bravo, Holebas, Mareska. Tr. Linen

Besa: Ed. Bakaj, Aliu, Haxhibuliç, Osmani, Ferizoviç, Poçi, Dos Santos, Dhembi (Shtini 72’), Cikalleshi (Tragaj 85’), Jakupi (Hoxha 76’), Lazarevski. Tr. Duro

Gjyqtar: Li Probert (Angli)



busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit