Liga e Kampioneve/ Dinamo-Sheriff Tiraspol 1-0 |
nga AlbaniaSoccer E martë, 20 Korrik 2010 22:43 |  |  |  | |
Dinamo ka fituar ndeshjen e dyte kunder moldaveve te Sherifit me rezultatin 1-0 por pa mundur te kualifikohet per me tej ne Ligen e Kampioneve. Kampionet e Shqiperise kane zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire dhe kane pasur mundesi per te realizuar golin e dyte qe do te thoshte nje bilete per me tej. Muzaka ne minuten e 18’ ka ekzekutuar nje goditje denimi nga kendi dhe ka gjetur Emiljano Vilen qe me koke ka derguar topin ne rrjete. Tifozet e shumte ne stadium kane nisur te besojne qe blute do te kualifikoheshin per me tej por nuk ka qene e thene te perfundonte keshtu. Me gjithe rastet e shumta ne pjesen e pare dhe ne fund te pjeses se dyte, Dinamo edhe pse ka fituar me rezultatin 1-0 nuk ka mundur te kualifikohet, duke i dhene fund aventures se shkurter ne Ligen e Kampioneve.
Enea Shtrepi
 |