Miks / Qellohet me arme zjarri Armando Myrtaj | ||||
|
Futbollisti i Flamurtarit Armando Myrtaj ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër. Sipas informacioneve paraprake, 25 vjecari ka qenë duke debatuar me autorin dhe pas shkëmbimit të disa fjalëve ky i fundit e ka qëlluar me pistoletë. Kjo ngjarje ka ndodhur vetem pak minuta pasi lojtari ka perfunduar stervitjen me skuadren e tij. Burime policore lokale njoftojnë se aktualisht po punohet për identifikimin e autorit, i cili pasi ka qëlluar është larguar menjëherë nga vendngjarja. Të njëjtat burime shtojnë më tej se plagosja ndodhi në lagjen e Skelës, pranë stadiumit të qytetit bregdetar. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5034 |